Hapësire reklamuese

Aktualitet

Menduat se shqiptarët mikpritën të pastrehët e Tërmetit? Jo, për 1 muaj qeveria ka paguar 1 miliardë e 320 milionë lekë hotele (JA LISTA E PËRFITUESVE)

Shkruar nga Newsbomb
Resorti Rafaelo, nje nga resortet ku strehohen familje te demtuara nga termeti i 26 nentorit

Cilat janë hotelet që po strehojnë familjet në emergjencë nga Tërmeti në Bashkitë e dëmtuara.

Tek Spending Data Albania, rubrika për Transaksione Thesari janë të afishuara të gjitha pagesat buxhetore në favor të palëve të treta sipas përshkrimeve. Një nga kategoritë e shpenzimeve është Shpenzime Pritje e Përcjellje për Tërmetin me pagues institucionin Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Kjo agjenci ka paguar 131 999 000 (njëqind e tridhjetë e një milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) Lekë për akomodime në hotele dhe resorte periudha 26 nëntor deri 27 dhjetor 2019.

Hotelet dhe subjektet që përfitojnë janë: Diamma, Aler travell, Casa Durrës, Rafaelo, Kolaveri, Smart Management,Kalaja Impex, Bonita, Frojd and Noel, Ray, Harmoia HG, E.T.E.R, Dolce Vita e Hysenbelliu.

dokkk.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll