Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Menduat se erdhi vera? Të mërkurën fillojnë reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen plazheve të vendit, por do të jetë e mërkura dita që do të prishë të gjitha planet.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, dita e hënë dhe e martë do të vijojë me temperature të larta dhe me mot të kthjellët, ndërsa të mërkurën parashikohet mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu pothuasje në të gjithë vendin.

Por vranësirat do ia lënë vednin sërish diellit të enjten dhe të premten, me temperaturat që do të vijojnë të rriten.|

Njoftimi i SHMU:

Përshëndetje nga SH.M.U më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara!

Dy ditët e para të javës (Hënë dhe e Martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës. Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

Java mbyllet me ditën e Premte e cila parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën zona e veriperëndimit e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Më pas mot i kthjellët.

Screenshot 3 14

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img