Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Mendova se ishte një shaka”, flet deputetja e PD-së që nuk u lejua të futej në seli: Hera e parë që dera e partisë ishte e mbyllur

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, ishte pjesë e grupit të deputetëve të Komisionit të Rithemelimit të PD,  e cila nuk u lejua të futej sot në selinë e PD-së.

Ajo u shpreh për “Ora News” se kjo situatë është e paprecedente dhe se gjithçka po i dukej një shaka e hidhur pasi ishte hera e parë që derës së selisë blu i vihej çelësi.

Sot menduam të shkonim në seli. Është shtëpia jonë dhe e të gjithëve. E gjetëm veten të papërgatitur se nuk menduam që dyert e partisë tonë do të ishin të mbyllura. Ultimatumi mbaron në 24 të ditës së sotme. Ultimatumi në parim do të thotë që të respektohet vendimi i marrë nga anëtarësia. Kur demokratët vendosin për diçka jemi të detyruar që ta respektojmë. Ishte hera e parë që dera e partisë ishte e mbyllur. Mendoja se ishte një shaka”, u shpreh deputetja e PD-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img