Prej muajsh përveç suksesit në karrierë, Dafina Zeqiri po komentohet gjerë e gjatë edhe për lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji. Që prej momentit që ajo pranoi që po shijon marrëdhënien e saj më të re, fansat janë sy dhe veshë për të kapur detajet më të vogla nga videot dhe fotot e postuara nga këngëtarja.
Dikush që ka tërhequr vëmendje në daljet e Dafinës ka qenë dhe një person, i cili e ka shoqëruar dhe është kujdesur për të në çdo koncert. E teksa të gjithë mendonim që ky person, ishte pikërisht Kreshniku, i dashuri i Dafinës, e kemi patur gabim.
Së fundmi, ka qenë vetë këngëtarja e cika “na ka hapur sytë”. Ajo ka zbuluar se personi që e shoqëron në koncertet është pikërisht trupëroja, Irfan Bunjaku dhe jo i dashuri si të gjithë kemi menduar.
Story e postuar nga Dafina Zeqiri
Ne foto: Irfan Bunjaku dhe i dashuri i Dafina Zeqirit, Kreshnik Gjergji