Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Mendoi se arma e gjetur në pyll ishte lodër, 5-vjeçari qëllon për vdekje vëllain 12 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

9cf85f4c20a09bd55da5c8b077a6ba80

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji ku një fëmijë 5 vjeç ka vrarë vëllain e tij 12-vjeçar me një armë që e gjeti në pyll.

5-vjeçari gjeti armën dhe duke menduar se ishte një lodër, e qëlloi aksidentalisht vëllain e tij në gjoks, tha departamenti i policisë në Griffin, në një njoftim për mediat.

Sipas CNN, menjëherë pas ngjarjes së rëndë 12-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Po atë ditë, policia e Griffin u shpreh se disa oficerë ishin përjekur të ndalonin 3 kriminel afër shtëpisë së tyre, të cilën kishin dalë nga automjeti dhe ishin zhdukur.

“Fëmijët ishin këtu duke luajtur në oborrin e shtëpisë në trampolinë. I vogli gjeti një armë. … Kthehet, mendon se po luan, thotë ‘bang bang’, ndërkohë i vëllai u shtri në tokë”, tha fqinji, Tom Whitehead.

Shefi i Policisë,  Mike Yates në një deklaratë tha që arma dhe veshja e 12-vjeçarit do të dërgohen në Laboratorin e Krimeve për analiza për të përcaktuar më tej se kush e ka poseduar dhe prekur armën.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gur të paprekur derisa të gjejmë individët përgjegjës,” tha Yates.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img