Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Mendjendrituri Lef Nosi, si i fshehu dy arka me dokumenta të çmuara, bashkë me atë të pavarësisë në kasafortën e Bankës së Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Është provuar ekzistenca e dokumentit brenda institucioneve shtetërore në vitin e festimeve të 50-vjetorit të pavarësisë. Më pas, kalon në një procedurë “dhurimi” aspak normale, por gjithsesi brenda Shqipërisë (rezervohem momentalisht për më shumë se kaq). Shtetit shqiptar si pasojë e mosvlerësimit fare të arkivave, i kanë humbur dokumente shumë të rëndësishme të jetës së tij. Sjellja e shtetit komunist ndaj Lef Nosit, dokumenteve dhe arkivistëve, nuk ndryshon fare edhe në ditët tona. Shteti jonë i propagandës i përngjan një altoparlanti të ndryshkur brenda, por të lyer me bojë të kuqe përsipër, i cili as që do ta njohë e ta shohë në çfarë katastrofe ndodhet rrjeti arkivor i vendit. Mjafton që të ngrejë komitete e autoritete kot më kot, por kurrë arkivat që i duhen një shteti. Mosadministrimi i dokumentit të pavarësisë është simbolika më e hidhur e gjendjes administrativo-arkivore të shtetit shqiptar. Sigurisht tashmë nuk çuditem fare, sepse kur marr vesh sesi humbin dokumente sot nga injoranca e mendjemadhësia, çfarë të them për atë kohë. Defektet vazhdojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese