Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Mendimi i Dasarës për Ledjonën: Është provinciale, vetëm provincialët e pëlqejnë

Shkruar nga Newsbomb
Mendimi i Dasarës për Ledjonën: Është provinciale,

Gazetarja Dasara Karaiskaj është një ndër personazhet më thumbues e cila “s’ kursen”   askënd dhe thotë mendimin e saj ashtu hapur, pa doreza dhe pa lule. Së fundmi ajo ka komentuar një për një banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët e Big Brother Vip.

Duke u ndalur te Ledjona, gazetarja tha se ajo është shumë provinciale për të dhënë një shembull te të tjerët. Sipas saj ata që e pëlqejnë janë kryesisht provincialë.

Anja: Ledjona si duket?

Dasara: E bëjmë dot skip?

Anja: Jo, është personazh interesant

Dasara: Mbase për ty. Se për mua është personazh provincial, e shoh që ka përgjithësisht provincialë që e pëlqejnë. Unë do doja të thoja që s'kam asgjë kundër provincialëve, por kam. Kam për sa kohë që është provincial në kokë. Mund të ketë njerëz të mirë që lindin në provinca dhe shkojnë përpara. Unë në çdo cep të botës, provincialë si në Shqipëri nuk i kam parë në asnjë vend. Kjo thuhet nëpër tavolina, por askush nuk e thotë publikisht. Dhe jemi ne idiotët pastaj që i lejojmë të na diktojnë, në vend që t'i mësojmë ne ata se si duhet të jenë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese