Hapësire reklamuese

Politikë

“Menaxhuam me sukses krizën”, Balluku: Sektori i energjisë, prioritet i qeverisë Rama që ka pësuar ndryshime rrënjësore

Shkruar nga Newsbomb
“Menaxhuam me sukses krizën”, Balluku: Sektori i

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar se sektori i energjsië është një sektorët që ka pësuar ndryshime rrënjësore në këtë dhjetëvjeçar.

Në seancën e sotme plenare ministrja iu bëri deputetëve që të miratojnë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për sektorin e energjisë elektrike.

Balluku: Sektori i Energjisë është një nga sektorët që ka pësuar ndryshimin rrënjësor më të madh gjatë këtyre 10 viteve. Një nga sektorët me të cilin ne krenohemi sot. Furnizimi me energji është një kërkesë bazike për çdo qytetar, biznes dhe për zhvillimin e një vendi. Kështu që për qeverinë Rama ky sektor, ka qenë prioritar dhe vazhdojmë ta kemi në fokus.

Energjia ka qenë një ndër prioritetet tona kryesore. Ne do të vazhdojmë të rritim këtë. Situata na ka treguar se siguria energjitike është prioritare. Qeveria përmes një mirëmenaxhimi të kaskadës së Drinit, pavarësisht thatësirës, përmes një mirëmenaxhimi edhe të importeve, ia dolëm që të ofronim shërbim të pandërprerë për qytetarët, ofruam një shërbim që nuk njohu asnjë qindarkë rritjeje, pavarësisht se u tha se do të rritej çmimi gjatë 2022, por asgjë nga këto nuk ndodhi.

Ne treguam se jemi një qeveri që dimë të menaxhojmë kriza.  Për t’u kthyer te pr/ligji. Ne me anë të një strategjie të mirëstudiuar synojmë që në 2029 të krijojmë kapacitete të reja shtesë, të prodhimit me 4 terravat nga prodhimi i sotëm. Duke e bërë Shqipërnë një vend eksportues neto dhe jo një vend importues. Pavarësia energjitike e Shqipërisë është një prioritet i qeverisë Rama, dhe mbi të gjitha pavarësia energjitike e Shqipërisë  do të jetë edhe një pavarësi energjitike për rajonin.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.