Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Memorial për 1-vjetorin e vdekjes së KACIFASIT, policia e Gjirokastrës shoqëron një banor të Bularatit

Shkruar nga Newsbomb
Memorial për 1-vjetorin e vdekjes së KACIFASIT, policia e
Ceremonia mortore e varrimit të Kostandin Kacifasit

Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për një banor të Bularatit në Dropull, i cili po planifikonte të ndërtonte një memorial për ish-ekstremistin Kostandin Kacifas.

Vangjel Barka kishte hedhur një shtresë betoni në vendin ku u vra 35-vjeçari vitin e kaluar nga RENEA. Barka është shoqëruar fillimisht nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Këtë kohë, po kryhen përgatitje për 1-vjetorin e vrasjes së Kacifasit ku do të mbahet një meshë dhe do të vendosen kurora me lule në varrin e tij. Ende nuk dihet se cila do të jetë pjesëmarrja. Kujtojmë që vitin e kaluar ceremonia mortore e Kacifasit u shoqërua me deklarata anti-shqiptare dhe në të morën pjesë persona të ardhur nga Greqia.

Kacifas doli i armatosur në mes të Bularatit një vit më parë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orë përplasje me RENEA-n, ai u vra në shkëmbim zjarri. 35-vjeçari rezultoi të ishte një përkrahës i ideve ekstremiste të krijimit të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll