Hapësire reklamuese

Politikë

Meloni pas ratifikimit të marrëveshjes së emigrantëve:Faleminderit Ramës për miqësinë

Shkruar nga Newsbomb
Meloni pas ratifikimit të marrëveshjes së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka falenderuar kryeministrin Edi Rama pas ratifikimit të marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meloni shkruan:

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni."

 

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar më herët pasi Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë, lidhur me emigrantët.

Teksa ka përshëndetur ratifikimin e protokollit të kësaj marrëveshje mes dy vendeve, Rama shkroi se Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë përballë sfidave të emigracionit.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vendi ynë është duke vepruar si një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë të tillë, siç është emigracioni, pasi asnjë vend nuk mund ta përballojë e vetme.

Ai shton se Evropa, duhet të shohë përtej ndarjeve tradicionale mes të majtës dhe të djathtës dhe se bashku duhet t’i japin përgjigjet e duhura fenomenit në rritje të emigracionit, teksa u bëri apel dhe opozitës që në vend që ta përdorin çështjen si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike, të punojnë së bashku.

"Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë! Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Punojmë së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, pa e lënë këtë çështje të përdoret si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që rrisin ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt.

Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të zvogëlojë vështirësinë e kësaj sfide dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet. Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane besnike ndaj vetvetes, mundet", shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1760619380893794458

Pas disa muajsh, diskutimesh, tashmë protokolli nëpërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, pritet të nisë nga zbatimi.  Gjatë një seance të trazuar nga opozitar, Kuvendi miratoi këtë të enjte me 77 vota pro marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Votave të mazhorancës iu bashkuan dhe tre të PDIU-së. Në një deklaratë për mediat, deputetja e kësaj force politike, Mesila Doda tha se Italia është nëj vend mik i Shqipërisë, prandaj dhe të gjithë duhen të ishin dakord me këtë marrëveshje.

LEXO EDHE: Votohet për 7 minuta ligji për Zonat e Mbrojtura dhe marrëveshja me Italinë

Kujtojmë që Italia po planifikon të hapë dy objekte në Shqipëri pranverën e ardhshme, një për të kontrolluar emigrantët në momentin e mbërritjes dhe një të dytë për t’i ndaluar ata gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil. Kampet do të funksionojnë nën juridiksionin italian, me staf italian, por në territorin shqiptar.

Plani italian është që qendrat të kenë një kapacitet prej 3000 personash, ku do të pranohen vetëm meshkujt, duke përfshirë edhe kërkuesit për azil që kapen në det nga roja bregdetare italiane. Plani sipas vlerësimeve të ekspertëve për pesë vitet e para do të kushtojë 700 milionë euro.

Kryeministsri Edi Rama, ka theksuar se “marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk bie ndesh me qëndrimin e BE-së për imigracionin. Përkundrazi, ajo që ne bëjmë me Italinë është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese