Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Meloni në Serbi, flet me Vuçiç për dialogun me Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Meloni në Serbi, flet me Vuçiç për dialogun me

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ndodhet për një vizitë në Beograd, ku gjatë fjalës së saj ka përmendur dhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo gjatë fjalës së saj tha Roma mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u shpreh se problmet duhet të zgjidhen në mënyrën e duhur.

“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vijë deri te realizimi i të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vetë.

Dua ta falënderoj Beogradit për përpjekjet që është duke bërë. Energjia jonë do të fokusohet në atë që këto probleme t’i zgjidhim në mënyrën e duhur” ka theksuar Meloni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese