Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meliza Haradinaj-Stublla u dorëhoq pas VIDEO-SKANDALIT, emërohet Ministri i ri i Punëve të Jashtme në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4022c557e191694d0d5f12c95987fbda

Qeveria në detyrë ka emëruar zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri në pozitën e Ministrit së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Meliza Haradinajt-Stubllës u dorëhoq nga ky pozicion paraditen e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi zyrtar.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”,- thuhet në njoftim.

Dorëheqja e Meliza Haradinajt-Stubllës erdhi pas publikimit të një videoje ku bashkëshorti i saj po tentonte të vidhte vota për partinë e saj.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”,- ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img