Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Melinda Ademi rrëfen mes lotësh momentet e fundit me nënën e ndjerë: U mërzit shumë, e ka ditur ndoshta se do të shkonte…

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ndau disa muaj më parë me ndjekësit lajmin më të trishtë të jetës së saj. Këngëtarja lajmëroi se nëna e saj u nda nga jeta pas luftës së gjatë dhe raskapitëse me sëmundjen e kancerit të gjirit.

“Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur, Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç”, lajmëroi atëhere ajo.

Që prej asaj dite Melinda mori një pauzë nga rrjetet sociale dhe projektet e saj muzikore, dhe vetëm së fundmi ndonëse me shpirt të vrarë,  ka vendosur që të vazhdojë para, pasi vetëm kështu nëna e saj do të jetë e lumtur aty ku është.

Ajo ka dhënë intervistën e parë pas shumë kohësh dhe ashtu si nuk jemi parë ta shohim ndonjëherë, Melinda është përplotur në studio teksa ka kujtuar nënën e ndjerë.

 “U mërzit shumë kohëve të fundit. Se e ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht, ka dasht me ndejt. As gjyshe nuk u ba, u shku shumë herët me 50 vjet”, ka rrëfyer mes lotëve Melinda në emisionin “Nin”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll