Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meku Erion Dasho paralajmëron Manastirliun: Nesër do të jepni llogari para drejtësisë për mjekët e vdekur nga Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Meku Erion Dasho paralajmëron Manastirliun: Nesër do të jepni

Mjeku Erion Dasho ka paralajmëruar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, se do të japë llogari para drejtësisë për mjekët e humbur nga Covid-19, si pasojë e papërgjegjshmërisë së stafit mjekësor.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se dalja e Manastrliut në një emisionin televiziv u kthye në një show patetik, duke shtruar se ministrja i bëri bisht pyetjes sesa mjekë kanë humbur jetën gjatë pandemisë.

Ai shprehet më tej se mjekët nuk janë ushtarë të vrarë në luftë bandash dhe shpërblimet e dhëna nga kjo e fundit janë para të taksapaguesve.

Postimi i plotë i Erion Dashos:

POLITIKË ME VDEKJEN APO FSHEHJE PAS PATETIZMIT?!

Dalja televizive e Ministres Manastirliu në një emision televiziv u kthye në shoë-n patetik të radhës. E pyetur nga paneli se sa mjekë kanë humbur jetën ministrja i bëri bisht përgjigjes duke lënë të nënkuptohet se kjo është temë aq e dhimbshme për të sa që nuk preferon ta diskutojë. Më vonë u shty më tej me klishenë tashmë të njohur të "politikës me vdekjen". Kur gazetarët vendosën "ta blejnë" argumentin bajat të ministres dhe e pyetën në se familjarët e mjekëve të vdekur kanë përfituar ndonjë kompensim dhe sa është vlera e tij, përsëri ministrja nuk u përgjigj kësaj here me justifikimin e "mos përfoljes së ndihmës së dhënë". Zj. Ministre, Nëse nuk e keni kuptuar, ju nuk drejtoni një kartel mafioz ku kanë vend praktikat e Omertà-s! Mjekët e vdekur nuk janë ushtarë të vrarë në luftë bandash dhe shpërblimet që ti jep janë para të taksapaguesve dhe jo zarfa të Don Korleones! Për numrin e mjekëve të vdekur do të japësh informacion deri në një, kurse për shpërblimet e marra nga familjet e tyre deri në qindarkën e fundit. Sot! Ndërsa nesër për mjekët e vdekur si pasojë e papërgjegjshmërisë suaj apo të stafit tuaj do të jepni llogari edhe para drejtësisë..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu