Një kamion çisternë që transportonte gaz ka shpërthyer para një spitali pediatrik në kryeqytetin meksikan. Nga shpërthimi kanë humbur jetën 3 fëmijë ndërsa rreth 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Godina e spitalit dhe një çerdhe, pranë shpërthimit, janë shembur thuajse plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur qartësisht dinamikën e aksidentit.
Shpërthimi ka ndodhur ndodhur në orën 07.00 të mëngjesit të së premtes, sipas orës lokale, në Cuajimalpa, një lagje në perëndim të kryeqyteti meksikan,. Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qënë një rrjedhje gazi, gjatë kohës që kamioni ishte duke shkarkuar gaz pranë një biznesi që ndodhej në afërsi të spitalit.