Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Meksika konfirmon vdekjen e parë nga koronavirus, presidenti fotografohet duke puthur një vajzë të re, pas presioneve refuzon të bëjë testin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f5861af5b87ee6d5763dd11dc4a7421c

Meksika ka konfirmuar vdekjen e saj të parë nga koronavirusi.

Në një deklaratë të mërkurën vonë, Ministria e Shëndetësisë tha se i ndjeri ishte një pacient që vuante nga diabeti, i cili kishte simptoma të koronavirusit prej një jave.

Të hënën, qeveria meksikane kishte njoftuar 53 raste të konfirmuara dhe 176 raste të dyshuara me koronavirus. Sakaq vendi është kritikuar se po e merr qetë luftën kundër përhapjes së virusit.

Megjithë numrin e rasteve në rritje, presidenti Meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u pa duke puthur dhe përqafuar njerëzit në Pueblos, ose qytete të vogla, në shtetin e Guerrero.

Pas qarkullimit të një fotografie në media sociale teksa po puthte një vajzë të re, presidentit po i bëhet presion për të bërë testin e koronavirusit, por qeveria prefuzoi duke thënë se nuk kishte “logjikë shkencore”, shkruan Anadolu Agency raporton newsbomb.

“Është e kotë të dimë nëse ai është pozitiv apo negativ sepse vëmendja mjekësore e një personi me koronavirus është saktësisht e njëjtë, nëse dihet apo jo që ata kanë virusin”, tha Zëvendës Sekretari i Shëndetit Meksikan Hugo Lopez-Gatell në një konferencë shtypi.

Presidenti është kritikuar për mos berjen e testit pasi ai shpesh udhëton në rajone të varfëra, rurale, të cilat mund të vuajnë nëse virusi përhapet atje.

Megjithë rreziqet e koronavirusit, paralajmërimet zyrtare nga qeveria kanë mbetur kryesisht të njëjta: lani duart, mos dilni jashtë nëse keni simptoma të koronavirusit dhe mos prekni fytyrën tuaj.

Shkollat ​​publike do të mbyllen midis 20 Marsit dhe 20 Prillit, por nuk ka pasur asnjë njoftim nëse puna do të pezullohet.

Për më tepër, disa universitete kanë shtyrë mësimin ose kanë kaluar në zhvillimin e orëve në internet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img