Më shumë se dy milionë haxhinjë përfunduan ritet themelore të Haxhit në vendin e shenjtë Mekë, duke kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Pasi kryen lutjet dhe ritet në Arafat, Muzdelife dhe Mina, haxhinjtë mbrëmë kryen edhe ritin e fundit të Haxhit, gjuajtjen simbolikisht me gurë të djallit.
Me heqjen e ihramit, 2.5 milionë muslimanë janë bërë haxhinj, shkruan “AA”.
Haxhinjtë edhe në ditën e dytë, të tretë dhe katërt të Kurban Bajramit qëndrojnë në vendin e shenjtë për të fituar nga aspekti shpirtëror.
Sondazh
Poll