Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mehmeti dhe Xhunga vënë me “shpatulla pas murit” Ramën: Për ju është e kot çfarë thonë të tjerët

Shkruar nga Newsbomb

Promovimi i librit të Rudina Xhungës në ambientet e godinës së Kryeministrisë, nuk ka kaluar aq e qetë sa pritej. Paneli në të cilin bënte pjesë kryeministri Edi Rama, analisti nga Maqedonia Kim Mehmeti, Mimoza Kusari-Lila dhe Pirro Misha është përfshirë në debate dhe ironi.

Rama dhe Mehmeti janë përplasur mes tyre duke preku disa çështje, derisa analisti shqiptar iu drejtuar kryeministrit të Shqipërisë duke i thënë se për të është e kot çdo gjë që thonë të tjerët. Në debat është përfshirë edhe gazetarja Xhunga, e cila nuk i ka kursyer ironitë me Ramën.

Debati i publikuar nga Gazeta Shqiptare:

Edi Rama: Unë ëndërroj gjëra të tjera nga ato që ëndërroni ju. Po sqaroj se propozova për vendet (ku ul paneli) se ky është një takim tipik i Rudina Xhungës, pa plan, po hajt të mblidhemi, pastaj e shohim çfarë do dalë. Ajo që më solli mua këtu, është se më thana promovohet libri i Xhungës dhe kemi vendosur të jetë në “COD”. Erdha si i ftuar se promovohet libri, por po shoh që nuk po promovohet asnjë libër, por shoh Rudinën që po na promovon ne të tjerët. Kimi po bën atë që bën gjithmonë, po promovon veten, Pirro Misha po mundohet të rrijë sa më larg çdo lloj promovimi dhe provokimi, ndërsa Moza është në mes e po mendon për gjëra që nuk i thotë… Nuk e urreva Kimin që foli gjatë, sepse nuk e di pse jam në këtë panel. Ose mund ta pranoj nëse më keni vënë siç viheshin shishet e Koka-Kolës mbi televizor. Nëse jam si orendi.

Kim Mehmeti: Jo, je këtu për promovimin.

Rama: Jam i lumtur atëherë. Nuk doja të isha në qendër.

(Ndërhyn Mehmeti)

Rama: Unë nuk e kuptoj pse po flet. Ankohesh këtu pse nuk botohet Anton Pashku. Këtu nuk ka ndonjë censurë. Ti, pse nuk e ke botuar Anton Pashkun, meqë paska kaq rëndësi, dhe këtu jam me ty, ke 25 vjet që qahesh, pse nuk e ke botuar? I thoshe Pirro Mishës. Kush do ta bëjë, qeveria? Do ngrihet vetë Antoni dhe të botohet

Mehmeti: Maqedonia ka botuar dhjetëra libra të autorëve të saj. Qeveria shqiptare nuk ka botuar asgjë.

Rama: Shumë mirë ka bërë qeveria shqiptare që nuk ka botuar. Ti e di sa i dua unë qeveritë shqiptare, po ka bërë shumë mirë që nuk i ka botuar. Sepse nuk mund të përcaktojnë qeveritë se cilët janë shkrimtarët që duhen botuar e kush jo. Kjo nuk është punë e qeverisë. Nëse qahesh për të ardhmen, gjysma e së keqes. Nëse qahesh për shqiptarët sot, po të them se nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sot shqiptarët.

Mehmeti: Nëse e krahason me kohën e Turqisë…

Edi Rama: Jo, e krahasoj me kohën tënde. Nuk kanë qenë më mirë shqiptarët. Nuk është e këndshme të hidhet gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, por Kosova ka parlament, që nuk e kishte më parë. Ata që artikulonin se Kosova do jetë shtet, dukeshin të çmendur. Edhe nëse nuk e njohim njëri-tjetrin, normale, se nuk kemi qenë bashkë. Pyet gjermanët e lindjes çfarë thonë për të perëndimit, dhe anasjelltas. Edhe ata thonë s’janë si ne. Ne kemi shumë të meta, por nuk jemi origjinale në të meta, të meta kanë të gjithë.

Mehmeti: Unë e di se për ju është kot çdo gjë që thonë të tjerët.

Rama: Ah, e the edhe këtë.

Mehmeti: Ne kemi 25 vite në një gjendje. Që të jesh politikan i mirë, duhet të bindësh popullin që të jetë i kënaqur me atë që ka. Unë nuk bëj krahasime me të keqen që kemi pasur, por me të mirën që mund të kemi.

Rama: Bëj krahasime, por mos thuaj gjëra që nuk kanë kuptim. Duke qenë shkrimtar, që nuk ke gjëra të tjera në dorë, veçse të shkruash, e meqe e kë në dorë të shkruash, ke shansin të shohësh e të mendosh gjëra që një njeri si unë nuk ka mundësi t’i mendojë. Na thuaj çfarë duhet bërë ndryshe.ëKim Mehmeti:ë Ne duhet të kemi politikë kulturore mbarëshqiptare.ëEdi Rama: ëUnë nuk kam ardhur si kryeministër këtu, mos më ndërprit se nuk më komplekson dot. Për herë të parë kemi një sistem arsimor të unifikuar me Kosovën, e kupton? E ke imagjinuar ndonjëherë? Kemi kalendar të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Çfarë do më shumë?

Rudina Xhunga: Unë nuk kam ëndrra të ngjashme me Edi Ramën. Por në një pikë kemi një ëndërr dhe shpresojmë.

Rama: Pse nuk ke ëndërr të përbashkët me mua?

Xhunga: Unë kam ëndërr të rris fëmijën tim mirë në këtë vend, siç do ti të rrisësh fëmijën tënd mirë në këtë vend.

Rama: Unë mirë që erdha këtu jo si kryeministër. Çfarë do nga unë?

Mehmeti: Unë dorëzohem.

Rama: Do dorëzohesh patjetër, nuk ke ku shkon.

Lexo edhe: Nuk ka mëri mes Rudina Xhungës dhe Edi Ramës, gazetarja promovon librin në Kryeministri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu