Fjala “bishë” është e duhura për të përshkruar Megi Pojanin! Javën e kaluar moderatorja ishte me pushime me familjen dhe si duket është kthyer me fuqi dhe këtë e ka treguar më së miri me videot e postuara së fundmi.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Megi ka postuar pamje nga stërvitja në palestër dhe me atë që na panë sytë, jo më kot ka trupin bombastik.
"Dita e parë e palestrës pas pushimeve neps veç për hekra lale", shkruan Megi krah videos.
Ndërkohë, më herët motra e shoë-girlit shqiptar na tregoi se Megi nuk kishte shkuar vetëm me familjen në pushime. Ajo kishte “marrë me vete” edhe të dashurin e saj Endri Çekiçin. Përmes një story Marsi tregoi se ndonëse Megi ështëm e pushime dhe larg të dashurit të saj të zemrës ajo e ndiqte atë nga televizori në fushën e blertë, teksa futbollisti po luante.
© Videot e marra nga Instagrami i Megi Pojanit