Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

MEGASKANDALI me të superkërkuarin që u lirua sa hap e mbyll sytë, heshtin organet e drejtësisë, hesht edhe PD! Naser Gashi shijon lirinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

0512f88aaebfe626ba302b5b1f90e0ad

Një megaskandal pushtoi të gjitha mediat disa ditë më parë kur doli lajmi i lirimit të një të super të kërkuari.

Bëhet fjalë për shtetasin Naser Gashi i cili rezulton se është dënuar nga Nertin Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve. Lirimi i Naser Gashi që identifikohej në pasaportë me emrin Samir Bula u bë vetëm një ditë pas arrestimit, pra në 18 tetor 2018 nga Prokurorja e Kukësit Rita Gjati.

LEXO MEGASKANDALI/ ARRESTOHET I SHUMËKËRKUARI I DËNUAR ME 7.4 VJET PËR TRAFIK LËNDËSH NARKOTIKE, POLICIA DHE PROKURORIA E LIROJNË MENJËHERË (E AKUZUAN PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH – DOSJA)

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysëm nga kjo ngjarje, Kontrolli i Brendshëm i ministrisë së Brendshme vazhdon të merret me letra, duke deklaruar se po hetojnë, ndërsa i superkërkuari shijon lirinë.

I vetmi reagim ishte ai i dy ditëve më parë nga Prokuroria e Përgjithshme e cila deklaronte se Gashi nuk duhet të ishte liruar, pasi ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda.

Naser Gashi u arrestua në flagrancë për falsifikim pasaporte. Prokurorja nxori urdhër për lirim të menjëhershëm për këtë vepër penale por kur është bërë ekzekutimi i këtij urdhri nga policia nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Krimet e Renda. Dhe ata e kanë liruar por në fakt nuk duhej liruar për shkak të vendimit të Krimeve te Renda. Pasaporta ka dale jo e falsifikuar sipas aktit te ekspertimit.

Nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk ka asnjë reagim për skandalin në fjalë, e as për personat përgjegjës që çuan në lirimin e të superkërkuarit.

E ndërsa zv.drejtori i policisë së Kukësit, Shkëlqim Pekola që denoncoi skandalin, u bë ‘kumbari’ i largimit nga strukturat drejtuese të policisë së shtetit, personave përgjegjës për këtë ‘s’u ka hyrë gjemb në këmbë’.

Edhe “opozita e denoncimeve” të vazhdueshme ka vendosur të heshtë përballë këtij rasti flagrant e skandaloz që ka ‘hedhur në erë’ organet e zbatimit të ligjit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img