Hapësire reklamuese

Aktualitet

MEGASKANDALI/ Arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 7.4 vjet për trafik lëndësh narkotike, POLICIA dhe PROKURORIA e lirojnë menjëherë (E akuzuan për falsifikim dokumentash – DOSJA)

Shkruar nga Newsbomb

Hije skandali përfshijnë policinë dhe prokurorinë shqiptare pas arrestimit dhe lirimit të menjëhershëm të një shtetasi të identifikuar si i shpallur në kërkim nga prokuroria e krimeve të rënda, nën emrin Naser Gashi. Por në momentin e udhëtimit, ai posedonte një pasaportë me emrin Samir Bula.

Kontrolli për këtë shtetas ka qenë rutinë nga policia kufitare, por në momentin e ndalimit shtetasi i fshehur nën emrin Samir Bula, (emri i vertetë Naser Gashi) ka ofruar për policin e kufirit një shumë të madhe parash në euro, që kapnin vlerën e disa mijërave euro, për të kaluar.

Në këtë moment, polici i kufirit ka dyshuar dhe duke menduar se do ta gjente belaja, e ka ndaluar për verifikime të mëtejshme.

Gazeta “Si”, e cila ka shtënë në dorë dosjen e plotë, publikon edhe dokumentet. Shtetasi i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk është mbajtur për një kohë të gjatë në Kukës. Edhe pse duhet të ishte tek krimet e rënda, u lirua në datën 18.10.2018 nga Prokurorja e Kukësit Rita Gjati.

Por, zv.drejtori i policisë së Kukësit, që ishte njohur me dosjen, siç duket u bë kumbari i largimit nga strukturat drejtuese të policisë së shtetit, dhe nuk dihet për çfarë arsye. Ky zyrtar i policisë, edhe pse u largua se kundërshtoi lirimin e shtetasit Gashi, e ka cuar këtë çështje në prokurorinë e krimeve të rënda, duke denoncuar lirimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar.

Urdhëri I prokurores për lirimin e shtetasit Naser Gashi që identifikohej në pasaportë me emrin Samir Bula u bë vetëm një ditë pas arrestimit, pra në 18 tetor 2018, çka shton dyshimet se eurot që nuk I mori polici I kufirit, janë shumëfishuar në institucione të tjera.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysëm nga kjo ngjarje, Kontrolli i Brendshëm i ministrisë së Brendshme vazhdon të merret me letra, duke deklaruar se po hetojnë: por fakti është i thjeshtë: një i dënuar, u lirua sapo u arrestua nga bashkëpunimi polici-prokurori.

Naser Gashi është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë me 7 vjet e katër muaj burg. Por edhe pse Naser Gashi ishte dënuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe kjo u verifikua nga gjurmët e gishtave, prokuroria e kukësit e liron pas referimit për falsifikim dokumentash. Kështu i shumëkërkuari u lirua menjëherë pa shpjegim.

Ndërkohë që policia e Kukësit, duhej menjëherë që tia përcillte rastin policisë së Tiranës që të merrej me të shumëkërkuarin, raporton newsbomb.al.

Çështja nuk do të ndalet, sepse kjo ka çuar në shkarkimin të zv.drejtorit të policisë së Kukësit, që siç pretendojnë burimet, ka kërkuar “llogari” për lirimin e shtetasit të shumëkërkuar. Dhe ndërkohë, duket se veprimi ka bërë “pis”, jo vetëm policinë e prokurorinë e Kukësit, por edhe në qarqe më të larta.

50750983_640479739704830_757205594733019136_n.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll