Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i hapi rrugën zbardhjes së 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Me anë të një konference për mediat, Policia e Shtetit ndau detajet lidhur me megaoperacionin që pasoi.
Ndërkaq, nuk ka munguar as reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili ka përgëzuar unifromat blu për punën e bërë.
“Operacioni i Policisë së Shtetit “Never Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime Policisë, Prokurorisë Elbasan. Presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo,” shkuan Balla në një postim në rrjetet sociale.
LEXO KETU: Armë, vrasja dhe atentate me tritol, zbardhen të gjitha krimet e bandës së Laert Haxhiut (E plotë)
Nga provat ka dalë në drita se shumica e vrasësve kanë organizator dhe porositës Laert Haxhin. Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 16 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Të arrestuar
- Artan Tafani
- Erisiana Abedini
- Lulzim Spahia
- Ligor Romaçka
- Bujar Abedini
- Bledar Berberi
- Mariglen Topuzi
- Enriko Xhahysa
- Klea Xhafo
- Idriz Manaj
- Fatjon Veliu
- Leart Haxhiu
Në kërkim
-
- Lorenc Lala
- Firdeus Berberi
- Kristi Bizhek