Hapësire reklamuese

Aktualitet

Megaoperacioni i Policisë, Muhamet Rrumbullaku: 116 të arrestuar në të gjithë vendin

Shkruar nga Newsbomb
Megaoperacioni i Policisë, Muhamet Rrumbullaku: 116 të arrestuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, doli sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin kundër lojërave të fatit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se megaoperacioni kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” ishte i ndarë në dy faza.

“Faza e parë e” u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor”, tha Rrumbullaku.

Lexo edhe: MEGAOPERACIONI i Policisë: 40 të arrestuar e 50 të proceduar në të gjithë Shqipërinë

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Deklarat e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Policia e Shtetit, kohët e fundit, ka intensifikuar punën për goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë publik. Në vijim të megaoperacioneve, bazuar në inteligjencën policore dhe në denoncimet e qytetarëve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe të rasteve të përshtatjes së lokaleve për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, në të gjithë vendin, ka vijuar megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, dhe të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Megaoperacionet dhe operacionet e njëpasnjëshme, të zhvilluara së fundi, nga Policia e Shtetit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar qindra armë zjarri, lëndë narkotike (heroinë, kokainë, cannabis dhe droga sintetike) dhe municion luftarak, si dhe janë goditur tentativa për trafikim të drogave dhe armëve dhe raste të kontrabandës së mallrave, përballimi me sukses i sezonit turistik, goditja intensive ndaj kultivimit të cannabis sativës, Paketa për Sigurinë në Shkolla, plani operacional “Filizat”, për kontrolle në kopshte dhe çerdhe, kanë rritur më shumë parametrat e sigurisë në vend dhe kanë përmirësuar imazhin e Policisë, te qytetarët dhe te partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, përzgjedhja e Policisë së Shtetit, në garën me 64 agjenci të tjera policore ndërkombëtare, si partneri më i mirë ndërkombëtar i homologëve britanikë, nderimi me titullin “Ekselenca 2023”, çmimet dhe vlerësimet e tjera të shumta për Policinë e Shtetit, nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë rritjen e profesionalizmit, angazhimit dhe përkushtimit të Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha, dëshmojnë se Policia e Shtetit është tashmë një partnere e besueshme dhe e barabartë me policitë e vendeve euroatlantike.

Të nderuar qytetarë, së pari, në emër të Policisë së Shtetit, dua t’ju shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe besimin tuaj, gjatë përmbushjes së detyrave tona në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Njëkohësisht, dua t’ju garantoj se Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar më tej procesin e vetëpastrimit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, me qëllim krijimin e një trupe policore me integritet të lartë moral dhe profesional, e cila do të sjellë rritje të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit dhe rrjedhimisht rezultate më të mira për parandalimin dhe goditjen e krimit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Së fundi, gjej rastin të falënderoj prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për bashkëpunimin e shkëlqyer në luftën ndaj krimit.

Faleminderit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese