Hapësire reklamuese

Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë arrestoi 27 persona, reagon Lleshaj: Një tjetër goditje e rëndësishme

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas finalizimit të operacionit të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë.

'Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë. Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar. Operacioni vazhdon', shkruan Lleshaj. Autoritetet shqiptare dhe Guardia di Finanza kanë finaluzuar operacionin e koduar 'Lulet e Pranverës' janë arrestuar 27 persona, 21 shqiptarë dhe 6 italianë. 

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera. 

Hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite dhe në këtë operacion morrën pjesë mbi 100 efektivë. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu