MEGAOPERACION në Athinë, sekuestrohet një sasi e madhe droge, mes tyre dhe 23 shqiptarë.
Sekuestrohet në Athinë një sasi e madhe lëndësh narkotike e llojit marijuhanë dhe kokainë. Policia greke gjatë një operacioni ka arrestuar 44 shtetas, midis tyre 23 shqiptarë, 20 grekë dhe 1 pakistanez.
Gjatë një kontrolli të bërë në banesat e tyre janë sekuestruar mbi 200 kg mariuanë dhe 5 kg kokainë.
Mësohet se në krye të organizatës është një shtetas shqiptar, i arrestuar bashkë me 6 drejtues të tjerë në Athinë. Droga vinte nga Shqipëria ndërsa emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije për shkak të hetimit.