Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Mega operacioni për shpëtimin e Alvinit, përfaqësuesi i ‘Gjysmë Hënës Siriane’: Shqipëria dhe Italia na ndihmuan shumë, gati të shpëtojmë fëmijë të tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

86edefd1af110da605b3626568003aaf

Përfaqësuesi i ‘Gjysmë Hënës Siriane’ një nga personat më të rëndësishëm në megaoperacionin për shpëtimin e Alvinit deklaroi në Romë, se operacioni ka qënë vërtet i ndërlikuar por informacionet e detajuara nga Shqipëria dhe Italia ishin me rëndësi domethënëse në shpëtimin e Alvinit, 11 vjeçar.

Ai tha se organizata ku bën pjesë është gati edhe për operacione të tjera shpëtimit të fëmijëve që ndodhen në kamp.

Kontakti i parë ishte me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq Italian. Shteti dhe populli sirian u treguan të gatshëm, por nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse nuk do të kishim informacione të detajuara nga Shqipëria dhe Italia nuk do të ishim këtu, ky është simbol i bashkëpunimit humanitar mes Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës Siriane, jemi gati të ndihmojmë edhe në të ardhmen nën kërkesën e Presidentit të Kryqit të Kuq Italian” tha ai.

Më shumë

spot_img