Hapësire reklamuese

Bota

Mega-operacion, policia kolumbiane konfiskon 12 ton kokainë

Shkruar nga Newsbomb

Në Kolumbi gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 12 ton kokainë.

Zyrtarët theksuan se në plantacione të bananeve njëkohësisht janë kryer operacione.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos njoftoi se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës të konfiskuar ndonjëherë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia theksoi se kokaina e konfiskuar i takon Dair Usugi, liderit të organizatës “Klani i Gjirit”.

Policia kolumbiane në këtë operacion ka arrestuar 4 persona.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.