Hapësire reklamuese

Rajoni

Mega-operacion në Itali, ekzekutohen dhjetëra arrestime ndaj anëtarëve të familjes Ndrangheta

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Dhjetëra anëtarë të familjes mafioze Ndrangheta janë arrestuar në një operacion të kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se operacioni është shtrirë në disa vende, Bergamo, Catanzaro, Cosenza, Milano, Novara, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria.

Megaoperacioni i koduar “golgota”, u koordinuan nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut Catanzaro, drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri.

Personat e arrestuar akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz, për trafik armësh e municionesh e trafik lëndësh narkotike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.