Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mega-operacion në Durrës, 14 persona të arrestuar, të dyshuar për vrasje

Shkruar nga Newsbomb
Mega-operacion në Durrës, 14 persona të arrestuar, të

Policia ka zbarkuar në Durrës dhe ka shkatërruar një grup kriminal, duke arrestuar 14 persona që dyshohen të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, si vrasje e shitblerje armësh.

Grupi u godit pas hetimeve për marrjen peng të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj mbrëmjen e së dielës në autostradën Durrës-Tiranë.

Vëllezërit Beqiraj janë me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu grupi kriminal dyshohet edhe për një ngjarje të ndodhur në Don Bosko ku mbeti i vrarë një persoon dhe katër të plagosur.

Grupi kriminal dyshohet se kishte në shënjestër edhe Aleksandër Lahon apo i njohur “Rrumi”, i cili i mbijetoi atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.