Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mega-operacion në Belgjikë, goditet mafia shqiptare e drogës, arrestohen 64 persona, sekuestrohet kokaina, para e makina luksoze (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Mega-operacion në Belgjikë, goditet mafia shqiptare e drogës,

Një mega-operacion është zhvilluar në Belgjikë, ku është shkatërruar një grup shqiptar kriminal.

Në kuadër të operacionit “Sky” është sekuestruar një sasi e madhe kokainë si dhe kanë rënë në pranga me dhjetëra persona, shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen si grup kriminal për trafikim e lëndëve narkotike.

Ky ishte tashmë është mega-operacioni i tretë që prokurori federal po ndërton kundër botës së organizuar të drogës këtë vit. Gjykata kërkon të shkatërrojë një rrjet shqiptar të kriminelëve të drogës që specializohen në importin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike.

-Si fillim rreth 130 banesa janë bastisur, ndërsa autoritetet kanë lëshuar të paktën 80 urdhër-arreste.

-U sekuestruan mbi 17 ton kokainë.

- Në total janë arrestuar 64 persona, anëtarë të organizatës kriminale që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. 

- Janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri.

-Janë sekuestruar 57 makina luksoze.

-Zbulohen 6 laboratorë kokaine.

- Sekuestrohen rreth 1 milion euro në cash dhe të paktën 300 metër kub duhan kontrabandë.

Rreth një javë më parë, epiqendra për aksionin ishte në Liege, ku janë kryer dhjetëra kontrolle, janë sekuestruar tonelata drogë me vlerë rreth 80 milionë euro, mallra luksi, armë dhe para të gatshme dhe janë arrestuar 28 të dyshuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll