Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

Medvedev paralajmëron: E gjithë Ukraina do të digjet nëse SHBA dërgon më shumë armë të avancuara

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh gjithnjë e më të avancuara teknologjikisht vetëm sa do të provokojë më shumë bombardime hakmarrëse nga Rusia nën sferën e doktrinës bërthamore ruse.

“E gjithë Ukraina që mbetet nën kontrollin e Kievit do të digjet”, tha Medvedev në një intervistë me  me gazetaren Nadana Fridriksson.

Gazetari pyeti Medvedevin nëse përdorimi i sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga ukrainasit ka të ngjarë ta çojë Rusinë drejt negociatave me Kievin.

“Rezultati do të jetë saktësisht i kundërt. Vetëm disa nga të çmendurit atje, dhe ka shumë prej tyre, si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Capitol Hill, mund të bëjnë një pretendim të tillë” tha ai.

Kujtojmë që kjo deklaratë vjen pasi Pentagoni amerikan pak ditë më parë se një raketë e re që përfshinë raketa me rreze të zgjatura është përfshirë në një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e prej 2.175 miliardë dollarësh.

Më shumë