Hapësire reklamuese

Bota

Medvedev i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë: Vritini të gjithë

Shkruar nga Newsbomb

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, ka hedhur idenë e rikthimi me vdekje për terrorizmin në Rusi. Sipas tij, të gjithë personat e arrestuar për sulmin në Mosk duhet të vriten.

"Të gjithë po më pyesin mua. Çfarë do të bëni? Ata u kapën. A duhet të vriten? Është e nevojshme! Dhe do të jetë! Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët në sulm! Të gjithë! Kush pagoi! Ne duhet t'i vrasim të gjithë."- tha Medvedev.

Sot Gjykata ruse ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj, katër të arrestuarit e akuzuar për sulmin terrorist të së premtes në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, në periferi të Moskës , ku mbetën të vrarë 137 persona.

Ata do të qëndrojnë deri më 22 maj në paraburgim, në pritje të gjykimit, fillimi i të cilit ende nuk është caktuar prandaj dhe paraburgimi i tyre mund të zgjatet. Katër të akuzuarit për “terrorizëm” pritet që të dënohen me burgim të përjetshëm.

https://twitter.com/visegrad24/status/1771989851161706693

Nga pamjet e publikuara në mediat ruse shihen tre prej autorëve të dyshuar të cilët me pranga në duar u dërguan në dhomën e posaçme për të akuzuarit. I dyshuari i katërt është dërguar me karrige me rrota, në pamundësi për të hapur sytë për shkak të dhunës së ushtruar nga agjentët rusë.

Dy prej të pandehurve, Dalerzon Mirzoev dhe Saidakrami Murondali Ratchabalizonda, thuhet se kanë pranuar fajësinë.  Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë Samsindin Faridouni dhe Muhammadsobir Faizov deri më tani nuk kanë pranuar të kenë gisht në sulmin terrorist të së premtes.

[caption id="attachment_798449" align="alignnone" width="583"]Nje nga te dyshuarit Nje nga te dyshuarit[/caption]

Ndërkohë, një video e shkurtër po bën xhiron e rrjetit në kanalet ruse të Telegramit, ku tregon arrestimin e një prej të dyshuarve për sulmin terrorist të së premtes. Në videon 24 sekonda, një person i veshur me rroba ushtarake shihet teksa godet autorin e dyshuar dhe më pas i pret veshin e djathtë dhe e detyron ta hajë.

Në një video tjetër , me sa duket e regjistruar më pas, ana e djathtë e kokës së tij është e mbuluar me gjak dhe një pjesë e veshit i mungon.

*Newsbomb ka vendosur të mos shfaqë këto pamje pasi janë të rënda. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese