Hapësire reklamuese

Politikë

Mediu merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Londër: Disktuam për sigurinë e rajonit dhe agresionit rus në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Mediu merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Londër:

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Londër.

Mediu shkruan se në këtë Forum kanë marrë pjesë deputetë nga Ballkani, ku kanë diskutuar për për zhvillimet pas agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimet negative të Rusisë e Kinës në rajon.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Kënaqësi të organizoja bashkë me ELN, në House of Lords, Londër Forumin e Sigurisë. Përfaqësues të Parlamentit Britanik: Lord George Robertson ish Sekretari i Përgjithshëm I NATOs, Lord Des Broëne ish Ministri Mbrojtjes, Lord David Haney Ish Ambasador i UK në UN dhe BE, deputeti Mark Pritchard dhe Bob Scot së bashku me deputetë nga Ballkani: Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia etj, diskutuan për zhvillimet pas agresionit Rus në Ukrainë dhe ndikimet negative të Rusisë dhe Kinës në rajon

Në takim ishim së bashku me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Dhurata Cupi, Damjan Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Lavdërim Krashi.

Lord Robertson ishte folësi kryesor gjatë darkës së shtruar nga ELN(European Leadership Netëork).

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, efektet e saj në Europën Juglindore, vecanërisht në Ballkan

Thyerja e sanksioneve dhe armatimi i Serbisë

Problemet në Bosnje Hercegovinë , ndarja e Republika Sërbska

Frenimi i dialogut dhe mosnjohja e Kosovës nga Serbia si cënim i stabilitetit te rajonit

Problemet me zgjatjen e procesit të integrimit Europian dhe mungesa e një prespektive të qartë Europiane

Problemet me korrupsionin dhe keqqeverisjen

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll