Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Mediet e huaja: Pse Shqipëria është e kënaqur me fitoren e kryeministrit Anthony Albanese (kuptimi i mbiemrit)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anthony Albanese është shpallur kryeministri i ri i Australisë. Ai është kryeministri i parë i këtij vendi me origjinë jo angelo-kelte.

Mbiemri i tij italian do të thotë “shqiptar” dhe është një mbiemër që i jepej një personi nga Shqipëria ose dikujt që ishte nga një vendbanim shqiptar në Abruzzo, Pulia dhe Siçili.

“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe se edhe babai i politikanit australian vjen nga ky komunitet”, thuhet artikujt e mediave të shkruara shqiptare.

“Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës”.

Lideri laburist ka folur vazhdimisht për mënyrën sesi ai u rrit në banesat sociale dhe u rrit nga një nënë beqare, e cila ishte me pension invaliditeti, shkruan Daily Mail.

Në fjalimin e tij të fitores,  kryeministri i ri tha se shpresonte që familjet që jetonin në banesa publike, të shikonin se pavarësisht të shkuarës së tij të vështirë, ai sot mban këtë post të rëndësishëm.

“Unë dua që çdo prind t’i tregojë fëmijës së tij, pavarësisht se ku jetoni apo nga vini, në Australi dyert e mundësive janë të hapura për të gjithë ne.”, tha Anthony Albanese.

Ai ishte i pari në familjen e tij që shkoi në universitet, studioi ekonomi në Universitetin e Sidneit në fillim të vitit 1980, të cilin ai e financoi duke bërë shumë punë me kohë të pjesshme.

Albanese i solli Partisë Laburiste fitoren për herë të parë në nëntë vite. Ai u betua zyrtarisht si Kryeministri i 31-të i vendit së bashku me katër ministrat e rinj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img