Hapësire reklamuese


Politikë

Mediet e huaja: Presidenti kroat vjen në Shqipëri me jahtin e Titos për të takuar privatisht kryeministrin Edi Rama (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Foto e jahtit

Mediet e kroate shkruajnë se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovi, ka përdorur jahtin e Marinës Kroate dhe një helikopter ushtarak, për të takuar privatisht kryeministrin Edi Rama.

Siç shkruajnë mediet e huaja Milanoviç ka mbërritur në Shqipëri me anijen Uchka, e cila më parë quhej "Podgorka" dhe atëherë ishte anija e presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

Në këtë anije, Tito, ka mirëpritur disa prej mysafirëve më të mëdhenj të historisë botërore, ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anwar al-Sadat, dhe udhëheqësin e Libisë Muammar al-Gaddafi.

Pas largimit të tij nga politika, në vitin 2017 u tha se ai do të këshillonte Ramën në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në 2016, Milanoviç themeloi kompaninë e tij këshilluese ‘EuroAlba Advisory’.

8565521-654x1024.jpg

8565523-800x1024.jpg

8565525-1024x633.jpg

8565511_2.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese