Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Mediat turke jehonë ‘ULTIMATUMIT’ të Erdogan për gylenistët, citojnë Ramën: Është i vetmi lider që bën atë çka thotë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat turke i kanë bërë jehonë deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ku kërkoi nga autoritetet shqiptare të ndërmarrin veprime ndaj anëtarëve të organizatës së Fetulla Gylenit, të cilët i quajti “terroristë”.

Faqet e para të gazetave “online” si “Hurriyet” apo “Haberturk” në Turqi janë mbushur me thirrjet e forta të Erdogan, gati në formë ultimative ndaj qeverisë shqiptare, teksa tha se pret që në vizitën e tij të ardhshme “të ketë marrë fund problemi i gylenistëve”.

“Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën, edhe nëse ajo dhemb”, tha Erdogan nga foltorja e Parlamentit shqiptar, teksa i quajti anëtarët e organizatës FETO, që sipas tij vijojnë të operojnë në Shqipëri, si “terroristë që i kanë duart me gjak”.

Ndërsa në faqet e medieve kryesore turke, nuk mungojnë të pasqyruara as komplimentat e shumta dhe vlerësimet që kryeministri Edi Rama i bëri Erdoganit.

“Erdogan është i vetmi lider që bën atë që thotë”, “Është privilegj të kaloj kaq shumë kohë me Erdogan”, janë disa nga thëniet e Ramës që kanë bërë lajm në mediat turke.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img