Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është qëlluar me një shishe, gjatë një tubimi ditën e sotme, raportojnë mediat vendase.
Sipas tyre, një grup protestuesish të cilët e quajnë qeverinë aktuale të Malit të Zi si “qeveri kukull”, kanë shprehur revoltën duke protestuar me parrulla, ndërsa në drejtim të Abazoviçit kanë hedhur një shishe, por që fatmirësisht nuk e ka prekur atë.
Protesta e malazezëve përkon me Ditën e Fitores së Rusisë, ndonëse nuk janë parë elementë pro-rusë. Qytetarëve u është bashkuar në protestë edhe politikani serb Nenad Çanak.