Mediat kosovare kanë ngritur alarmin se Presidentit serb Aleksandër Vuçiç do t’i bëjnë “pritë” në aeroport eksttremistë shqiptarë të mbështetur nga politikanët kosovarë.
Sipas Novosti.rs, protestuesit do ndahen në dy grupe, ku një pjesë do të jenë në bulevard duke protestuar, ndërsa pjesa tjetërdo të jenë në aeroport duke pritur Vuçiçin. Sipas tyre, organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz të besuar të Sali Berishës.
Artikulli i medias serbe:
Informacioni i fundit është se protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do të tentojnë të presin kolonën që shkon nga aeroporti.
Njëri grup do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë në këtë qytet, ndërsa tjetri planifikon të presë rrugën deri te kolona nga aeroporti ku ndodhet presidenti Vuçiq.
Sipas burimeve tona, organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz të besimit më të madh të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha.