Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Mediat po përjetojnë ‘shkundjen’ e dytë të madhe në tregun e reklamave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zhvendosja e dytë e madhe në Shqipëri (në botë ka filluar prej vitesh) ka nisur në gjysmën e dytë të 2018-s dhe po ndihet edhe më shumë në 2019.

Reklamuesit shqiptarë, në mungesë të një shërbimi cilësor nga mediat online dhe nga mënyra spekulative tarifimi, po lëvizin tashmë drejtpërsëdrejti në platforma ndërkombëtare reklamuese si Google Ads ose Facebook/Instagram Ads. Në këtë mënyrë, reklamuesi arrin të monitorojë në mënyrë transparente buxhetin, të targetojë audiencën siç dëshiron dhe të shmangë shpeshherë mediat online, por edhe agjencitë (nëse ka një ekip të kualifikuar marketingu në kompani).

Nga statistikat e shitjeve ndaj reklamuesve kombëtarë, në mediat të cilat ne menaxhojmë, ka një ulje gati deri në 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se lëvizja po ndodh me hapa të shpejtë. Rezultati do të jetë i dhimbshëm për ato media online që gjatë këtyre viteve kanë investuar në staf dhe infrastrukturë, por dhe që kanë qenë korrekte me detyrimet shtetërore. Deri në fund të këtij viti, mund të shikojmë zvogëlimin e ndjeshëm të stafit të këtyre mediave dhe rrjedhimisht, dhe të cilësisë së lajmit. Ndërkohë do të vijojnë të qëndrojnë në këmbë dhe madje të fuqizohen ato media që mbijetojnë si pasojë e fenomenit copy/paste, fake news apo të financuara nën dorë nga politika apo interesa të dyshimta të bizneseve të ndryshme.

Parashikimi

Rezultati do të jetë i dhimbshëm për ato media online që gjatë këtyre viteve kanë investuar në staf dhe infrastrukturë, por dhe që kanë qenë korrekte me detyrimet shtetërore. Deri në fund të këtij viti, mund të shikojmë zvogëlimin e ndjeshëm të stafit të këtyre mediave dhe rrjedhimisht, dhe të cilësisë së lajmit. Ndërkohë do të vijojnë të qëndrojnë në këmbë dhe madje të fuqizohen ato media që mbijetojnë si pasojë e fenomenit copy/paste, fake news apo të financuara nën dorë nga politika apo interesa të dyshimta të bizneseve të ndryshme

Pse Google Adsense nuk e njeh Shqipërinë?

Google Adsense luan rolin e një Agjencie globale reklamash që ndërlidh reklamuesit me botuesit online (mediat online). Kjo platformë u ofron reklamuesve pafundësi mjetesh targetuese për t’u dhënë atyre mundësinë të gjejnë audiencën ideale për produktin/shërbimin e tyre. Nga ana tjetër, platforma u heq botuesve online kokëçarjet e shitjes së hapësirave duke i ofruar atyre një numër gjigant reklamuesish. Kjo do të ishte një pjesë e zgjidhjes për mediat online në Shqipëri, por fatkeqësisht gjuha shqipe nuk është ende e aktivizuar brenda platformës.

Arsyeja është jo vetëm numri i vogël i banorëve shqipfolës në rang global, por mbi të gjitha, aftësia e ulët blerëse e qytetarëve shqiptarë. Pra, thënë ndryshe, Google nuk ka ende interes ekonomik të aktivizojë gjuhën shqipe, pasi volumi tregtar që ne mund të shkaktojmë është i papërfillshëm për ta. Vetëm disa media shqiptare kanë arritur të aktivizojnë një shërbim të tillë, nëpërmjet lidhjeve me Partnerë Ndërkombëtarë, që janë të lidhur drejtpërdrejt me Google.

Çfarë mund të bëhet për të rritur arkëtimet nga reklamat online në vend?

Mediat duhet të rrisin shërbimin ndaj reklamuesve, duke implementuar sisteme distribucioni reklamash moderne, që i japin klientit akses në statistikat e tij në kohë reale. Spekulimi i vazhdueshëm ka bërë që midis reklamuesit dhe medias online në Shqipëri të krijohet një atmosferë mosbesimi që duhet çrrënjosur. Duhet të rritet niveli i lajmit, por duhen krijuar edhe segmente të reja të tregut, pasi ka një mbingarkesë mediash të fokusuara tek aktualiteti dhe politika dhe ka mungesë të thellë mediash me fokus në dimensione të tjera të jetës.

Fjala vjen, një prodhues këpucësh për fëmijë nuk ka pse të reklamojë në një faqe politike, por do të ishte më se i kënaqur të reklamonte në një faqe të orientuar drejt nënave dhe fëmijëve. Disa nga faqet që ne menaxhojmë kanë pasur sukses tregtar pikërisht sepse janë fokusuar në segmente të paeksploruara të tregut. Shteti, nga ana tjetër, duhet të heqë TVSH mbi mediat online sikundër bën për mediat tradicionale dhe njëkohësisht të rregullojë tregun, duke gjetur mënyra efikase (jo censuruese) për të shmangur “mediat” që mbijetojnë pa regjistrimet përkatëse në shtet, apo duke vegjetuar nëpërmjet fenomenit copy/paste./Monitor

 

Më shumë

spot_img