Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Mediat në Kosovë: Arrihet marrëveshja VV – LDK, Glauk Konjufca dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit

spot_img

Lajme të ngjashëm

1729d7acde873be2f60c924e775e0802

Albin Kurti dhe Isa Mustafa duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e një marrëveshje për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Çështja që i mbante peng këto forca politike ishte posti i kryeparlamentarit, të cilin e kishte Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, por sipas raportimeve më të fundit nga mediat kosovare, ai do të japë dorëheqjen.

Glauk Konjufca do të marri postin e ri si ministër i jashtëm i Kosovës, ndërsa postin e tij do e marrë Vjosa Osmani e LDK.

Të hënën do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për të votuar qeverinë e re të vendit, që sipas të gjitha gjasave do të jetë mes VV dhe LDK.

Ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri :

“Të hënën duhet të shkojmë të  zgjedhim qeverinë. Angazhimet janë të mëdha. Besoj që nesër arrihet marrëveshja”.

Ndërkohë bëhet e ditur se nesër do të mblidhet edhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku do të prezantohet marrëveshja e arritur me Vetëvendosjen.

Anëtari i Vetëvendosjes Agim Bahtiri ka deklaruar se koalicioni VV – LDK do të arrihet dhe të hënën do të votohet qeveria Kurti.

“Lëvizja VETËVENDOSJE do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”.Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”, tha Bahtiri.

Edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosja, Arbërie Nagavci është shprehur optimiste për këtë marrëveshje. Ajo është përgjigjur shkurt: “Të hënën do të kemi qeverinë Kurti”.

Pas shumë negociatash dhe mosarritje marrëveshjesh më në fund duket se Kosova do të ketë qeverinë e re, me Albin Kurtin si kryeministër.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img