Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mediat në Kosovë: Anulohet mbledhja e dy qeverive shqiptare! Zyra e Kurtit: Gjithçka është gati për nesër

Shkruar nga Newsbomb

Mediat në Kosovë raportojnë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Gjakovë, është anuluar dhe nuk do të zhvillohet. Lajmi është raportuar nga televizionet dhe mediat online më të rëndësishme në Kosovë, e me shpejtësi ka mbërritur dhe në Shqipëri.

"Burime të Klan Kosovës nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje", raporton një nga mediat në Prishtinë, duke e dhënë lajmin si një "kryelajm".

Mirëpo, duket se në Kosovë ka një përplasje informacioni, pasi menjëherë më pas ka reaguar dhe Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, e cila ka përgënjeshtrua lajmet.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë”, ka deklaruar zyra e Kurtit për televizionin shqiptar News 24.

“Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme”, deklaron zyra e shtypit e Kryeministrit Kurti.

mbledhja kosove-shqiperi Slogani i mbledhjes se neserme ne Gjakove, Kosove-Shqiperi

Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, pasi çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama. Pas himneve të dy vendeve tona, në orën 11:30 do të jetë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese