Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Mediat ndërkombëtare pas tragjedisë, i japin jehonë masave: Do fillojnë dënimet për Ndërtuesit e Arkitektët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat e huaja vazhdojnë të pasqyrojnë situatën e pas-tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

‘’Associated Press’’ dhe ‘’New York Times’’ raportojnë se operacionet e kërkimit-shpëtimit në vendin tonë kanë përfunduar.

“Mbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit me 50 viktima dhe në rrënoja mendohet se nuk ndodhet asnjë trup tjetër i pajetë’’, shkruan ‘’New York Times’’.

Media prestigjoze citon kryeminstrin Rama duke raportuar se 1465 ndërtesa në Tiranë dhe rreth  900 në Durrës janë dëmtuar rëndë nga tërmeti vdekjeprurës 6.4 ballë.

“Rreth 2000 njerëz janë lënduar. Një vajzë ndodhet në gjendje kome. Dhe është vlerësuar paraprakisht se 4000 njerëz janë të pastrehë. Më shumë se 2.500 njerëz, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar janë strehuar në hotele. Ndërsa të tjerë janë larguar në Kosovë ose në zonat e jugut të Shqipërisë’’,shton New York Times.

Ndërsa ‘’AP’’ raporton se një projektligj i ri do të dënojë të gjithë investitorët, arkitektët dhe përgjegjësit me 7 deri në 15 vjet burg për shkeljen e rregullave të ndërtimit.

“Korrupsioni në rritje në industrinë e ndërtimeve në Shqipëri është fajësuar për pasojat e tërmetit,”shton AP, duke mbyllur artikullin: “Qeveria shqiptare do kompensojë familjet e viktimave, përfshirë dhënien e një shumë prej 1 milionë lekë për familje, pensione speciale për të moshuarit dhe bursa për fëmijët.”

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img