Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Mediat ndërkombëtare ikonë për vrasjen e Marigona Osmanit, test për qeverinë Kurti

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga dy të rinj, ku një prej tyre ishte dhe bashkëjetuesi i të resë nxiti debat në mbarë opinionin publiik. Pas protestave të zhvilluara në Kosovë, rasti i 18-vjeçares e cila u  dhunua për vdekje nga të rinjtë dhe më pas u braktis në një spital në Ferizaj ka shkaktuar revoltë edhe në mediat e huaja.

Sipas tyre vrasje e saj mos është vallë një pikë kthesë për shoqërinë kosovare dhe një tëst për qeverinë e Kurtit.

Nga një studim i kryer në dhjetë vitet e fundit, çështjet e grave janë bërë një temë e rrallë e debatit publik, mirëpo numrat vijojnë të jenë tronditëse.

Sipas një raporti të vitit 2020 nga Rrjeti i Grave të Kosovës, të paktën 74 gra u vranë nga partnerët ose të afërmit e tyre meshkuj nga viti 2017 deri në 2020, duke e bërë atë një vrasje çdo tre javë. Në shumicën e rasteve, viktimat ishin sulmuar ose abuzuar para vrasjes.

Rrjeti Ballkanik i Kërkimeve Hetimore zbuloi gjithashtu se numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Kosovë ka qenë në rritje, nga 1,541 në 2018 në 1,915 në 2019 dhe pak më shumë se 2,000 në 2020.

Një sondazh tjetër i kryer nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ose OSBE, në vitin 2019 zbuloi se 66 përqind e grave në Kosovë kanë qenë viktima të një forme dhune nga partnerët e tyre meshkuj.

Pjesa më e madhe e dhunës buron nga fakti se gratë në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale, kanë më pak mundësi për të përcaktuar në mënyrë të pavarur fatin e tyre, për shkak të shkollimit të tyre dhe pamundësive ekonomike.

Sipas tyre qeveria ka ende shumë për tëë bërë dhe në protestat e fundit kishte shumë kërkesa konkrtete dhe lëvizja tjetër është në dorën e institucioneve.

“Vargu i fundit i protestave në gusht kishte kërkesa shumë konkrete, dhe aktivistët e shohin qeverinë si pjesë të problemit nëse nuk ndryshojnë politikat e tyre,” thotë Limani.

Kujtojmë se Marigona Osmani u qëllua për vdekje nga partneri i saj Dardan Krivaqa, 29 vjeç dhe shoku i tij  Arber Sejdiu, 32 vjeç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img