Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Mediat maqedonase: BDI po bën kërkesa radikale, kërkon që te paratë, uniformat e policisë dhe ushtrisë të përdoret gjuha shqipe

Lajme të ngjashëm

Mediat maqedonase kanë zbardhur detaje nga diskutimet që po zhvillohen mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM-së së Zoran Zaevit për zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas këtyre mediave, BDI kërkon që në monedhën maqedonase, Dinari, të shkruhet edhe në gjuhën shqipe, si dhe të përdoren figura historike të shqiptarëve.

Kërkesat nuk ndalen me kaq, pasi partia shqiptare kërkon që në të gjitha pikat hyrëse në Maqedoni të shkruhet në shqip: “Mirë se vini në Maqedoni”.

Por, kërkesat që këto media i kanë konsideruar radikale janë mbishkrimet në gjuhën shqipe që BDI kërkon të vendosë mbi uniformat e policisë dhe ushtrisë.

Zaev ka theksuar se ka dallime të forta me Ahmetin sa i përket ligjit për dygjuhësinë, megjithatë është shprehur i gatshëm për të vendosur brenda Kushtetutës së vendit. 


Më shumë