Mediat shqiptare në Maqedoni kanë publikuar një listë që sipas tyre tregon ndarjen e ministrive në shtetin fqinj, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pas arritjes së marrëveshjes LSDM-BDI.
Ashtu siç është njoftuar, kryetari i Kuvendit do të jetë për herë të parë nga komuniteti shqiptar, si dhe dy zv/kryeministra. Shqiptarët do të marrin gjithashtu drejtimin e disa ministrive të rëndësishme si ajo e Jashtme, Shëndetësisë, Arsimit, Drejtësisë, Ekonomisë dhe Punës.
Një tjetër informacion i rëndësishëm por jo i konfirmuar zyrtarisht është marrëveshja që në uniformat e policisë të shkruhet edhe në gjuhën shqipe. Lajmi u publikua dje nga mediat maqedonase të cilat shkruanin se kjo kërkesë ishte bërë nga BDI edhe për uniformat e ushtarëve, por mesa duket diçka e tillë nuk është arritur.
Lista me institucionet që do të drejtojnë shqiptarët:
Kryetar i parlamentit,
Zv.kryeministër për implementimin e Marrveshjes së Ohrit,
Zv.kryeministër për eurointegrime,
Ministria e drejtësisë
Ministria e punëve të jashtme
Ministria e shëndetësisë,
Ministria e arsimit dhe shkencës,
Ministria e punës dhe politikës sociale,
Ministria e ekonomisë,
Drejtoria për siguri publike (në kuadër të MPBsë)
Drejtoria e doganës ose drejtoria e të ardhurave publike (DAP)