Hapësire reklamuese

Rajoni

Mediat kosovare shkruajnë se kryeministri ka dhënë dorëheqjen, reagon vetë Avdullah Hoti: E kam bërë të qartë, zgjidhje për Presidentin ose shkojmë në zgjedhje!

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Avdullah Hoti

Kryeminsitri i Kosovës Avdullah Hoti reagon pas lajmeve të shpërndara dje nga disa media vendase se ai kishte dhënë dorëheqjen. Hoti thotë se këto informacione janë të pavërteta dhe se ai me veprimet e tij ka dëshmuar përkushtim dhe gatishmëri.

Kreu i Qeverisë së Kosovës thekson se nuk e ka përmendur asnjëherë si opsion dorëheqjen, por partive parlamentare u ka paraqitur dy opsione të qarta: ose të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve.

Reagimi i kryeministrit Hoti:

Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.

Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19.

Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll