Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mediat italiane shkruajnë për “MISTERIN” e arratisjes së Moisi Habilaj: Telefoni i fikur prej të shtunës, jetonte në territorin e kontrolluar nga bosi i Cosa Nostras (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit për arratisjen e trafikantit shqiptar të drogës Moisi Habilaj, nga një shtëpi në provincën e Katanias, ku po qëndronte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

MeridioNews, shkruan se prej të shtunës së kaluar telefoni i Habilajt ka qenë i fikur dhe i paarritshëm, transmeton newsbomb.al. Pavarësisht se ishte dënuar me 15.5 vite burg, 43 vjeçari nga Shqipëria ishte në “Arrest shtëpie” dhe mbahej në mbikqyrje vetëm me byzylyk elektronik.

“Misteri i fundit në lidhje me trafikantin shqiptar të drogës Moisi Habilaj kalon nga një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria, në provincën e Catania, në atë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të Cosa Nostras, Ciccio La Rocca”, shkruajnë mediat italiane.

Në dhjetor 2020, Moisi Habilaj dhe gjithë anëtarët e grupit u dënuan me burg nga Gjykata e Katanias. Vetë Habilaj u dënua me 15.5 vite burg. Bashkë me të, është arratisur dhe “financieri” i grupit Habilaj, Nazer Seitaj.

Të dy raportohet se janë arratisur, ndërsa nga drejtësia dhe policia italiane nuk ka akoma një njoftim zyrtar, shrkuan newsbomb.al.

Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstraktimi në Shqipëri, vend në të cilin Moisi Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian. 43 vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pasi kaloi 954 ditë pas hekurave, 43 vjeçari u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi, nga ana e babait për pak më shumë se një muaj.

Më pas shkoi në një apartament të tjetër, gjithmonë në territorin e San Michele di Ganzaria, dhe me lëvizjet e vetme të lejuara deri te dentisti.

Grupi Habilaj u zbulua nga një hetim nga zyra e prokurorit të Katanias në tetor 2017. Aty u mësua ekzistenca e një kanali për trafikun e drogës dhe armëve midis Shqipërisë dhe Sicilisë. Ky rrjet menaxhohej nga klani Cappello dhe Cosa Nostra.

//NEWSBOMB.AL.

Screenshot_1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll