Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mediat italiane: Goditet klani mafioz në Itali, sekuestrohen 12 milion euro pasuri; Operacioni shtrihet dhe në Shqipëri (Kompanitë e bllokuara)

Shkruar nga Newsbomb
Mediat italiane: Goditet klani mafioz në Itali, sekuestrohen 12 milion euro

Mediat italiane shkruajnë se Guardia di Finanza dhe Anti-Mafia italiane kanë bërë një operacion të madh që është shtrirë në 6 rajone të vendit dhe në 7 provinca, ku janë sekuestruar 12 milion euro. Gjithashtu, sipas mediave atje operacioni është shtrirë dhe në Shqipëri.

Operacioni i koduar “Ndiq paranë II”, ka çuar në sekuestrimin e kompanive të klanin Scalisi pjesë e familjes mafioze Laudani. Megjithatë, në Shqipëri nuk dihet çfarë operacioni është zhvilluar konkretisht dhe nëse ka ndonjë kompani të sekuestruar.

Hetimi filloi më 10 Shkurt, në një operacion ku u sekuestruan mbi 1 milion e 900 mijë eurove para “të thata”, ndërsa tashmë është zhvilluar operacioni i dytë ku janë sekuestruar 12 milion euro pasuri.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur rindërtimin e plotë të investimeve të të ardhurave të paligjshme të bosit historik të klanit Scalisi, Giuseppe Scarvaglieri që ndodhet aktualisht në burg, në regjimin 41-bis, aktivitete sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij Salvatore Calcagno, si dhe nga Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco.

Gjykatësi për hetime paraprake në Gjykatën e Catania urdhëroi sekuestrimin e 4 kompanive La Nuova Group Srls dhe Express Srls me të regjistruar në Catania, Immobiliare International Srls me seli në Verona dhe Petrol Group Srl me seli në Cologno Monzese.

Përveç kësaj, u urdhërua sekuestrimi emergjent i 3 kompanive shtesë AB Logistica Srls dhe Prima Logisti të dyja me qendër në Catania dhe Sive International Ltd me seli në Sofje (Bullgari), me vlerë prej 12 milion euro.

//NEWSBOMB.AL

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.