Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mediat greke publikojnë fotot: Ky është Roxhers Demirazi, bashkëpunoi në vrasjen e 19 vjeçarit në Selanik dhe u arratis në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Roxhers Demirazi, 20 vjeç, është personi i dytë i kërkuar nga drejtësia greke si bashkëpunëtor në vrasjen e 19 vjeçarit Alkis Kampanos, në Selanik, sipas mediave greke. Këto të fundit kanë publikuar fotot e të riu që dyshohet se ka ardhur në Shqipëri 24 orë pas vrasjes, ndërsa të tjerat u referohen mediave në vendin tonë.

Identifikimi i 20-vjeçarit shqiptar për vrasjen e studentit 19-vjeçar u krye në laboratorët e Mjekësisë Ligjore të Policisë Helenike nga gjurmët e gishtave dhe materiali gjenetik. Mediat vendase bëjnë me dije se Roxhers Demirazi konsiderohet si anëtar i grupit kriminal që kreu vrasjen e Alkis Kampanos.

Sipas burimeve policore, Roxhers Demirazi dyshohet se është arratisur në Shqipëri 24 orë pas vrasjes së Alkis Kampanos, me dokumentet e tij zyrtare të udhëtimit dhe ka vulosur pasaportën në stacionin kufitar të Krystallopigjisë, pasi ende nuk kishte një urdhër ndalimi për të.

20-vjeçari shqiptar është mik i ngushtë i 23-vjeçarit shqiptar të arrestuar si autor kryesor, Aleksandër Çarçiu, i cili po mbahet në Komisariatin e Selanikut për vrasjen.

Artikulli ne mediatr greke, per Roxhers Demirazi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll