Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Mediat greke në alarm: Edi Rama do t’i japë Erdoganit bazën detare të Pashalimanit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

018d63847c0ba7697def71e85bfa225b

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Mediat greke shprehin shqetësimin pasi me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihet prezenca e luftëanijeve turke. Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.

“Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det,” thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”, raporton Newsbomb.al.

Gazeta në fjalë akuzon qeverinë greke se nuk ka bërë mjaftueshëm për të prishur planet e kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke i vendosur veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Artikulli gjithashtu e komenton këtë zhvillim si shqetësim për të ardhmen e minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img